Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00.
Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020.
Pastaj, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019.
Disa nga pikat e rendit të ditës janë:
- Miratimi i procesverbali nga mbledhja e mëparshme
- Përgatitjet për seancë plenare (deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat mëparshme, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare),
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave (shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019).
Kujtojmë që Buxheti i Kosovës për vitin 2020 i cili do të jetë 2.4 miliardë euro, u miratua me 63 vota për, në seancën maratonike të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/