image Sot mbledhet qeveria, do të diskutojnë për masat e reja ndaj koronavirusit

Kosovë

Sot mbledhet qeveria, do të diskutojnë për masat e reja ndaj koronavirusit

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, para mediave tha se sot gjatë ditës qeveria do të ketë takim online.

Kurti deklaroi që për takimin online është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë Arben Vitia, ku në këtë takim online do të diskutohet për vazhdimin e masave.

“Sot do të kemi një takim në qeveri, takim online. Lidhur se si do të vazhdojmë me masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti.

I pyetur për emrin e mandatarit të ri për krijimin e qeverisë ai tha se diskutimi i temave tjera pos pandemisë do të ishte dobësi./ Gazeta Sinjali/