image Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të rrymës

Politikë

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Sot, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në rend dite është debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja, në koordinim edhe me partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK, të cilat po e kundërshtojnë vendimin e ZRrE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Para seancës së jashtëzakonshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 11:00./GazetaSinjali/