Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca sot do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohet raporti i OKB-së mbi situatën në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Seanca do të mbahet në ora 15:00.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministrit në detyrë, Kreshnik Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë. Seanca fillon në ora 15:00 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në web faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Ahmeti./GazetaSinjali/