Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite do të jetë propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka thënë se ka një dakordim të përgjithshëm që mbledhjet e Kryesisë të mbahen çdo të hënë, ndërsa seanca plenare çdo të enjte./Gazeta Sinjali/