image Përfundon mbledhja e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, çfarë u diskutua?

Shëndetësi

Përfundon mbledhja e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, çfarë u diskutua?

news image

Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi sot ka mbajtur mbledhjen e parë. Ashtu si edhe është njoftuar kjo mbledhje u kryesua nga Kryeministri Kurti.

I pari i Qeverisë tha se qytetari në rend të parë e ka shëndetin dhe kujdesin ndaj të njëjtit duhet ta gëzojë, pa pagesë, nga profesionistët në çdo kohë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha secili prej anëtarëve të Komisionit ka shumë punë përpara dhe u shpreh i bindur se së bashku do t’ia dalin mbanë.

Në këtë takim, përpos diskutimit mbi përgjegjësitë e Komisionit, u bë edhe ndarja punëve dhe përgjegjësive të anëtarëve të këtij Komisioni.

“Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi përbëhet nga kryeministri, ministri i Shëndetësisë, ministri i Financave, ministrja e Arsimit, zëvendësministrja dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këshilltari i Kryeministrit për Shëndetësi, këshilltari i Kryeministrit për Teknologji të Informacionit, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK dhe kryetarja e Bordit të ShSKUK-së.

Përgjegjësitë e Komisionit janë analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi; zhvillimi i sistemit informativ në shëndetësi për ta informatizuar në tërësi sistemin shëndetësor, në të gjitha nivelet (primar, sekondar, terciar) e sektorët (privat dhe publik); reformimi i ShSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale; zhvillimi i sektorit publik të shëndetësisë në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimit e kujdesit shëndetësor dhe ndërlidhjes me studimin e punën universitare dhe shkencore; themelimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës dhe ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/