image Komisioni parlamentar për Shëndetësi sot mban mbledhje

Kosovë

Aktualitet/ Komisioni parlamentar për Shëndetësi sot mban mbledhje

news image

Sot në orën 11 do të fillojë mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje do të diskutohen masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Si kryetare e komisionit parlamentar kam ftuar për të marten në takim anëtarët e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për të diskutuar masat e ndërmarra nga Ministria e Shendetësisë dhe po ashtu për të trajtuar të gjitha temat në lidhje me menaxhimin e situatës me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë”, njoftoi kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj.

Thirrja për mbajtjen e seancës erdhi me reagimin e Reshitajt pas njoftimit që e ashtuquajtura Zyra për Kosovën ka hapur konkurs në Gazetën Zyrtare të Serbisë për mjekë dhe infermirë për punë të përkohshme në Kosovë./Gazeta Sinjali/