image Sot mbahet Bunarfesti në Prizren, interesim i madh i turistëve - ekspozohen edhe veturat e vjetra

Kosovë

Sot mbahet Bunarfesti në Prizren, interesim i madh i turistëve – ekspozohen edhe veturat e vjetra

news image

Prizreni do të jetë sot qendra e një prej ngjarjeve më të mëdha, teksa mbahet Bunarfesti 2026, aktiviteti tradicional që çdo vit mbledh mijëra pjesëmarrës dhe vizitorë vendorë e të huaj.

Nën urën ikonike të qytetit dhe përgjatë lumit Lumbardh, festivali do të sjellë atmosferë festive, aktivitete argëtuese dhe gara që tashmë janë bërë simbol i këtij organizimi, i cili prej vitesh tërheq vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme.

Përveç aktiviteteve kryesore në lumë, vizitorët do të kenë mundësi të shohin edhe ekspozimin e veturave të vjetra.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar Bunarfestin si një spektakël të aventurës, argëtimit dhe adrenalinës në zemër të Prizrenit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/