Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Në ora 13:00 fillon ndeshja e parë, ku Drita është nikoqire e Drenicës, në të cilën vendasit kërkojnë ta fitojnë këtë ndeshje dhe të mbesin në vend të parë.
Kurse, Drenica kërkon së paku një pikë që të rrisë shpresat që mos të bie nga Superliga, ku sot këtë skuadër e udhëheq Johanes Tafaj, pasi Bledar Devolli dha dorëheqje.
Po ashtu në ora 13:00 do të luhet edhe ndeshja mes Besës dhe Feronikelit. Besa e dorëzuar në Pejë e pret Feronikelin që kërkon të hyjë në top 5she./Gazeta Sinjali Sporti/