Sot në ora ora 12:00, ekipi kosovar, Bad News Eagles do ta vazhdojnë aventurën e tyre në kuadër të turneut më të madh për CS: GO “PLG Antwerp 2022”.
Skuadra kosovare do ta bëjë sot debutimin në “Legends Stage” të këtij kompeticioni kundër danezëve të Copenhagen Flames.
Të dyja ekipet janë përballur edhe më herët në formatin Bo3, ku të trija ndeshjet janë fituar nga BNE.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë sot, kur dihet se të dyja skuadrat gjenden në një stad tjetër nga sa ishin më parë dhe, për rrjedhojë, edhe ndeshja pritet të jetë shumë më e luftuar.
Copenhangen Flames aktualisht gjenden në vendin e 14 në renditjen e përgjithshme.
Ndeshja mund të ndiqet drejtpërdrejt në twich te streameri i njohur, Ernest Xhoci ose edhe në kanalet e PGL.