image Rama: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, nën pushtim lëviznin pa viza, sot në liri nuk munden - Sinjali

Rama: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, nën pushtim lëviznin pa viza, sot në liri nuk munden

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa mbante fjalim në Samitin e Ballkanit, u shpreh se Bullgaria po destabilizon Maqedoninë e Veriut me bllokimin që po i bën integrimit në Bashkimin Europian.

Përveç temave që lidhen me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë e anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, Rama foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për të cilën tha se është një padrejtësi për Kosovën, duke e paraqitur këtë gjë si “peng”, shkruan Gazeta Sinjali.

Fjalët janë të bukura, fotot janë të bukura. Por një ditë do bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Thjeshtë u shpreha dhe thash gjëra të rëndësishme. Edhe Kosovën e keni marrë peng që nuk e lejoni të lëviz lirshëm. Është e vetme. Ishin nën diktaturën Jugosllave. Qysh kur u liruan, çliruan e mbajnë peng. Kjo duhet të marrë fund”, tha kryeministri Rama. 

Rama nuk i ka kursyer ironitë duke thënë se fotot ishin të bukura por realiteti duhet të ishte ndryshe.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin