image Sot lirohen nga Infektiva 2 të shëruar dhe 5 pozitiv në gjendje stabile

Kosovë

Shëndetësi/ Sot lirohen nga Infektiva 2 të shëruar dhe 5 pozitiv në gjendje stabile

news image

Sot, nga Klinika Infektive e QKUK-së do të lirohen dy pacientë të shëruar nga koronavirusi si dhe pesë të tjerë pozitiv të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga ShSKUK përmes një njoftimi në Faceboook.

“Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në këtë klinikë gjenden të hospitalizuar gjithsej 33 raste të infektuar me Covid 19.

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2576267749356682?__xts__[0]=68.ARAdODbPG_en1JtJwzeP5xuk4fSGFlrnaPxTtK_jYHBlEH2Uhzh4blUMLS0sQazxUyFzOiDVGbsWDsLH6twzN8hmmrmdUOLkGpbTPid3P_Q8T_3yqX40Vm0mqeQRdV_gwK0S-xs12KITrotPBfzdvujG3uonEtKqgzy3EnZa2Tksf_cmdx4xsmx_sgg4Bs3uohD_V2e-HPgETwTCks8VahAcSGuUTwq5IWi75kuwM69hXYb3p6v8epRYXYBvhzS61RANVgN9j5SjoHUIFMv7KDLikrFhosUyDmDXf3cy6qfPMnW6lqXf5ZCFnUYSJOlV4-AX-PMmOA7ra8Q3fwpJUavo&__tn__=-R