image Sot lirohen disa persona nga karantina e Qendrës së Studentëve, paraprakisht nënshkruajnë një betim

Kosovë

Njoftimi/ Sot lirohen disa persona nga karantina e Qendrës së Studentëve, paraprakisht nënshkruajnë një betim

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personat e karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë të cilët kanë dalë negativ në testet për koronavirus, sot do të lirohen për në shtëpi, ku do t’u duhet të vetizolohen për dy javë.

Ata do të mbikqyren gjatë kohës së izolimit në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Personat të cilët kanë rezultuar dje negativ në Covid 19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë edhe për dy javë dhe duke respektuar rekomandimet e MSh e IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikëqyrje”, ka shkruar zëdhënësi i ministrisë, Faik Hoti.

Ndërkohë ata që janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus do të dërgohen në Klinikën Infektive në QKUK. Kurse ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes do të lirohen dhe paraprakisht do ta nënshkruajnë një betim ku zotohen se nuk do të dalin nga shtëpia për dy javë.

“Kurse personat që kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive. Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, ka shkruar Hoti.

“Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit”

“Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike”, ka shkruar tutje ai.

Në fund, Hoti ka thënë se do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK. /Gazeta Sinjali/