Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot do të kthehet nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor pas shpërthimit të bombolës së gazit në restorantin “Steak House” në Ferizaj.
“Sot (e hënë), në orën 14:15, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kthehet nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj. Në pritjen e tij do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
MSH-ja njofton gjithashtu se mediat mund të marrin deklarata për media para hyrjes VIP, të Aeroportit.
Më 5 janar të këtij viti, kishte shpërthyer një bombole gazi në një restorant ku mbetën të lënduar shumë persona.
Disa ishin dërguar në Turqi e disa në Austri për shërim.