image Sot Kryesia e Kuvendit shqyrton mbajtjen e seancës për rrëzimin e qeverisë

Kosovë

Mbledhja/ Sot Kryesia e Kuvendit shqyrton mbajtjen e seancës për rrëzimin e qeverisë

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar që sot, me fillim prej orës 14:00 do të mbahet mbledhja, në të cilën do të shqyrtohet mbajtja e seancës për rrëzimin e qeverisë.

Në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, i propozuar nga Grupi Parlamentar  i LDK-së dhe i mbështetur nga 44 deputetë.

Mocioni u inicua pasi kryeministri Albin Kurti vendosi ta shkarkonte nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, nënkryetsrin e LDK-së, Agim Veliun. /Gazeta Sinjali/