Sot u është dhënë lamtumira e fundit dy personave që humbën jetën mbrëmë në një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Miftar dhe Avni Gashin u varrosën sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Qupevë e Lartë të Klinës.
Sipas pamjeve, që janë më poshtë, shihet se në ceremoninë e varrimit ka pasur shumë të pranishëm.
Avniu bashkë me djalin e vëllait, Miftarin, vdiqën pasi një kamion përplasi veturën dje rreth orës 18:25.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar një (1) fëmije dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete“, thuhej në njoftimin e Policisë.