image “Sot i ka 40 ditë Denisi..."/ Protestohet në Gjakovë për 16-vjeçarin që humbi jetën pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese

Siguri

“Sot i ka 40 ditë Denisi…”/ Protestohet në Gjakovë për 16-vjeçarin që humbi jetën pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese

news image

Me 16 korrik të këtij viti në Gjakovë 16-vjeçari Denis Bakalli, ka humbur jetën pasi i njëjti ka rënë nga rënë nga hapësira e dedikuar për ashensor në katin e gjashtë të një ndërtese, shkruan Gazeta Sinjali.

E për këtë ngjarje tragjike sot në qytetin e Gjakovës përballë kësaj ndërtese, ku ka humbur jetën Denisi, në orën 12:00 do të protestohet.

Kjo për Sinjalin është konfirmuar nga xhaxhai i viktimës, Dashnor Bakalli, i cili ka thënë se kjo protestë do të jetë masive.

“Se në orën 12 para këtij objekti do te ketë protest masive të rinisë në Gjakovë”, tha ai për Sinjalin.

Sipas tij ndonëse kanë kaluar 40 ditë që nga kjo ngjarje tragjike, familja ende nuk ka marrë raportin që do të shpjegonte më tepër detaje për vdekjen e tij.

“Sot i ka 40 ditë Denisi, ne ende nuk kemi marrë raport prej policisë e as prej prokurorisë. Kurgjo hiq”, tha ai për Sinjalin.

Madje sipas tij në ndërtesën nga e cila ka rënë nipi i tij, ende po vazhdojnë punimet siç i quan ai “të pasigurisë më të lartë”.

“Prej ndërtesës prej të cilës ai ka humb jetën këtu akoma vazhdojnë punimet në mënyrë të pasigurisë më të lartë”, ka shtuar tutje ai për Sinjalin.

Bakalli tha se pas vdekjes së Denisit punimet në këtë ndërtesë kanë filluar në mënyrë intensive. Sipas tij pasiguria nga kjo ndërtesë është edhe më e lartë për njerëzit që kalojnë pranë saj.

“Pasiguria është hala më e lartë për rininë edhe për njerëzit që kalojnë këtej sesa ka qenë më përpara. Kjo ndërtesë 6 vjet ka qenë e marume deri ën tulla tash pas vdekjes së atij kanë fillu intensivisht me punu në mënyrë masive”, shtoi tutje ai

Xhaxhai i Denisit ka dërguar një video nga ndërtesa prej të cilës humbi jetën tragjikisht Denisi dhe para të cilës sot do të protestohet.

Kujtojmë se Policia e Kosovës pas kësaj ngjarje tragjike ka njoftuar se i ndjeri në këtë ndërtesë kishte hipur me dy shokët e tij për të konsumuar cigare

Tutje policia kishte bërë me dije se për shkak se ndërtesa nuk ishte e siguruar dhe nuk posedonte rrethoja të shkallëve, viktima ka rënë nga kati më i lartë, në hapësirën që është e dedikuar për ashensorë.

Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kane marrur trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimesi te hetimeve”, thuhej në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/