Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha do të varroset sot në vendlindjen e saj, Pagarushë të Malishevës.
Këngëtarja e mirënjohur vdiq të premten në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Gjatë ditës së sotme do të organizohet Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar për nder të ikonës së muzikës shqipe, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:30, në Pagarushë.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare ishte aq e gjerë, sa që është e vështirë të thuhet se cilit zhanër i takonte. Ajo ishte e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Padyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve./Gazeta Sinjali/