Mevlude Vidishiqi humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas informacioneve, aksidenti me fatalitet ndodhi pasi një shofer, dyshohet se gabimisht, kishte hyrë në kahun e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar përplasjen fatale.
Si pasojë e plagëve të marra, Mevlude Vidishiqi nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.
E ndjera do të varroset sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e Shipolit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!