image Sot i jepet lamtumira e fundit djalit të vetëm të familjes Gashi, që humbi jetën në vendin e punës

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit djalit të vetëm të familjes Gashi, që humbi jetën në vendin e punës

news image

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut Shpejtim Gashi nga komuna e Suharekës, i cili dyshohet se humbi jetën në rrethana tragjike, duke rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në njoftimin mortor, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 18:00, në fshatin Peqan.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët deklaruan se kanë nisur hetimet fillestare.

Ndërsa, për Sinjalin kanë folur edhe nga kkompania “Cima Constructionnë të cilën tashmë viktima po punonte.

“Po, është e vërtetë. Punëtori ka rënë nga lartësia. Me pjesën tjetër po merret Policia”, ka thënë Ardian Cana, menaxheri i kompanisë “Cima Construction”.

Siç raportojnë mediat lokale, Shpejtimi ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ka shtatë motra.

/GazetaSinjali/