image Sot i jepet lamtumira e fundit biznesmenit Bedri Rexhepi

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit biznesmenit Bedri Rexhepi

news image

Mbetjet mortore të Bedri Rexhepit do të varrosen sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

Kështu ka njoftuar familja e të ndjerit përmes një shkrimi në Facebook, ku i kanë falënderuar institucionet shtetërore për zbardhjen e këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, saktësisht prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë përmes një konference për media, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ai tha se Bedri Rexhepi, tashmë i ndjerë, është ekzekutuar për 30 mijë euro.

“Sipas hetimit tonë, i cili ka zgjatur rreth 18 muaj, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material për shumën 30 mijë euro. Të akuzuarit kanë besuar që Bedri Rexhepi tashmë i ndjerë, i posedonte për të cilin më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, tha Hamiti.

Po ashtu, ai ka njoftuar se lidhur me këtë rast është ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për veprat penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “dëmtimi i varreve apo kufomave”.

Bedri Rexhepi fillimisht u raportua i zhdukur më 9 prill të vitit të kaluar.

/GazetaSinjali/