image Sot i jepet lamtumira e fundit 65-vjeçarit që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Skenderaj

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit 65-vjeçarit që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Skenderaj

news image

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Zejnullahu nga Mitrovica. Kryefamiljari, Vesel Zejnullahu, humbi jetën tragjikisht në moshën 65-vjeçare, si pasojë e plagëve të rënda që mori pasi dyshohet se u godit një ekskavator te një gurthyes në fshatin Qirez të Skenderajt. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa është arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se të ndjerit do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varresat e fshatit Llaushë.

“Njoftojmë familjarë farefisin , shokë e miq se varrimi i babait tonë bëhet me Ikindi 14:44 ne varrezat e fshatit Llaushë ne varrezat e Zenullahve. Lusim All-llahun që ta mëshirojë e me Xhenet ta gradoj”, thuhet në njoftim.

Për këtë ngjarje të rëndë, Sinjali mësoi ekskluzivisht se në pranga ka rënë Besmir Bucolli, 29-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur te gurthyesi ‘Erti SH.P.K’ në Skenderaj, ku Bucolli teksa po drejtonte ekskavatorin, dyshohet se ka goditur tashmë të ndjerin, Vesel Zejnullahun, duke i shkaktuar lëndime që rezultuan të jenë fatale për të.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa 29-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/