image Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u godit për vdekje mbrëmë në Prizren

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u godit për vdekje mbrëmë në Prizren

news image

Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit, Lordon Syla i cili humbi jetën tragjikisht së bashku me Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishe humbur kontrollin, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e viktimës, të cilët njoftuan edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.

Vdekjen tragjike të të rinjve tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur ata u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar edhe pamje të frikshme në momentin kur ndodhë aksidenti, ku shihet një veturë teksa e humb kontrollin dhe godet kalimtarët.

Për vdekjen tragjike të Delijajt e Sylës ka reaguar klubi futbollistik “KF Gjakova”, duke bërë të ditur se dikur që të dy viktimat luanin për këtë ekip.

Me këtë rast kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhet në reagimin e tyre.

Lordi Syla
Molos Delija

/GazetaSinjali/