image Sot hapet Shën Sofia, besimtarët do ta kryejnë namazin e së premtes në xhami - Sinjali

Sot hapet Shën Sofia, besimtarët do ta kryejnë namazin e së premtes në xhami

news image

Xhamia e Shën Sofisë do të raihapet sot për adhurim me namazin e xhumasë që do të mbahet aty për herë të parë pas 86 vitesh.

Rreth 1,500 njerëz pritet t’i kryejnë lutjet e xhumasë gjatë ceremonisë së hapjes, përfshirë figura si presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

“Myslimanët janë të ngazëllyer, të gjithë duan të jenë në hapje”, është shprehur Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya të enjten.

Shën Sofia ka qenë një prej kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin