image E dhimbshme: Ndërron jetë gjatë namazit të Bajramit Haxhi Shefki Latifi në xhaminë e fshatit Kmetoc

Kosovë

E dhimbshme: Ndërron jetë gjatë namazit të Bajramit Haxhi Shefki Latifi në xhaminë e fshatit Kmetoc

news image

Një person ka ndërruar jetë sot gjatë përgatitjeve dhe faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhaminë e fshatit Kmetoc.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, duke njoftuar edhe rrethanat e ngjarjes.

Haxhi Shefki Latifi ka ndërruar jetë gjatë faljes së namazit të Bajramit, brenda ambienteve të xhamisë në Kmetoc.

Ai përkujtohet si besimtar i devotshëm dhe person i lidhur ngushtë me xhaminë, ndërsa familjarët theksojnë se ai u nda nga jeta në vendin që e frekuentonte me përkushtim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/