image Sot formalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit

Kosovë

Sot formalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit

news image

Nga sot Kosova do të formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti gjatë së dielës shkroi në Facebook se njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020 në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë dhe shton se ky është një sukses i qeverisë në krye të secilës ishte vet Hoti.

Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit. Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti ditë më parë./Gazeta Sinjali/