image Sot fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Sot fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

news image

Në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të fillojë sot vaksinimi kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur dje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se në komuna vaksinimi do të fillojë të enjten ose premten e kësaj jave.

Të parët që do të marrin kurën kundër koronavirusit janë profesionistët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike./Gazeta Sinjali/