Sot fillon edicioni 2020/2021 i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Në program janë ndeshje interesante, ndërsa pritet rivalitet dhe hendboll i mirë.
Përkundër vështirësive që kanë pasur, skuadrat kanë nisur përgatitjet dhe pritet të jenë të gatshme për kampionatin e ri.
Në ndeshjet Vushtrria – Vëllaznimi (15:00) dhe Zhegra – Drenica (19:00), nuk ka skuadra të favorizuara dhe priten lojëra të mira. Prishtina e pret Llapin (17:30) dhe vlerësohet favorite, njëjtë si Kastrioti ndaj Prizrenit. Prizreni e pret Kastriotin po ashtu sot nga ora 17:30.
Ndërkaq, nesër (e diel) është vetëm një ndeshje. Kampioni aktual, Besa Famgas cilësohet favorit përballë Trepçës, në ndeshjen që nisë në ora 17:00. Ndeshja Besa Famgas – Trepça luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë./Sinjali Sportiv/