Xhemile Susuri, 110-vjeçarja nga Prizreni, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë vit ishte hera e parë që namazin e Fiter Bajramit nuk e fali në xhaminë e fshatit për shkak të pandemisë COVID-19.
Ajo ka filluar që të agjërojë për herë të parë në jetën e saj në moshën 8 vjeç, ndërsa në xhami i ka falur të gjitha Bajramet.
Përkundër moshës, e moshuara Xhemile ende bën punime të dorës dhe ujit lulet në oborrin e shtëpisë.
Ajo thotë se puna fizike përfshirë edhe muajin e Ramazanit e ka bërë të jetë e shëndetshme.
Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Bele të Kukësit në Shqipëri dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit, ku dhe jeton akoma./Gazeta Sinjali/