image Sot është Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

Sociale

Sot është Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

news image

10 shtator shënohet si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve, ditë kjo e cila synon të promovojë mënyra për të parandaluar vetëvrasjen.

Kjo ditë është përcaktuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve (IASP).

Vetëvrasja është një fenomen global, ku në të gjithë botën, 800 mijë njerëz në vit bëjnë vetëvrasje.

Faktorë të shumtë ndikojnë në shkaqet e vetëvrasjes, por kryësorët janë sëmundjet mendore, paaftësinë për të përballuar streset e jetës dhe dhimbjen, si dhe sëmundjet kronike, përcjell Klankosova.tv.

Disa nga grupet më të cenueshme për të kryer vetëvrasje përfshijnë refugjatët, të burgosurit dhe ata në komunitetin LGBT, një tjetër grup janë edhe fëmijët e ngacmuar.

Parandalimi i vetëvrasjes mund të bëhet me kujdesin e hershëm për të sëmurët mendorë, ndërhyrjet në shkollë dhe trajnimin e punonjësve shëndetësorë për të vlerësuar dhe menaxhuar sjelljen vetëvrasëse.

Faktori më i fortë i rrezikut për të kryer vetëvrasje është një tentativë e mëparshme për vetëvrasje. Për shkak të kësaj, kujdesi pasues dhe mbështetja për ata që kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje janë thelbësore.

Bashkëpunëtorët kryesorë për parandalimin e vetëvrasjeve përfshijnë edukatorët, prindërit, shërbimet e abuzimit me substancat, shërbimet sociale dhe organizatat e shëndetit mendor.

/GazetaSinjali/