image Sot dy vite me parë, Ronaldo shënoi njërin ndër golat më të bukur në histori të Champions League

Futboll

Futboll/ Sot dy vite me parë, Ronaldo shënoi njërin ndër golat më të bukur në histori të Champions League

news image

Goli i pabesueshëm i Cristiano Ronaldos kundër Juventusit do të mbahet mend si një nga më të bukurit, nëse jo edhe më të bukurit në historinë e Ligës së Kampionëve.

Saktësisht dy vjet më parë, sikur në ditën e  sotme, ylli portugez, i cili asaj kohe mbante veshë fanellën e Real Madridit, bëri kërcim qiellor dhe heshti Torino me “gërshërët” fantastike.

Pastaj ai mori duartrokitje nga tifozët nikoqir, gjë që natyrisht e bëri që ai të dashurohej me klubin dhe më pas të transferohej në Itali.

Këmba e tij e djathtë goditi topin në një lartësi prej 2 metrash dhe 38 centimetra në ajër, që është sigurisht një konfirmim i përgatitjes së tij fantastike fizike, njofton Albsport.mk.

Ndërkohë shpina e Ronaldos, u nda nga fusha për 1.41 metra, që kontribuoi për lëvizjen akrobatike për të mbetur në historinë e futbollit.