image Sot do të vaksinohen kundër COVID-19 pacientët e hemodializës

Shëndetësi

Sot do të vaksinohen kundër COVID-19 pacientët e hemodializës

news image

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ka njoftuar se sot do të vaksinohet pacientët e hemodializës, raporton Gazeta Sinjali.

Ata pacientë që jetojnë në Prishtinë, kurën kundër koronavirusit mund ta marrin në sallën “1 Tetori”, kurse pacientët e komunave të tjera do të vaksinohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin ku banojnë.

“Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së.

Ky komitet njofton se nga nesër (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Mirëpo, ministria paralajmëron se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, do të varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion./Gazeta Sinjali/