Reperi legjendar i të gjitha kohërave Tupac Shakur i cili njihet si 2Pac, i lindur me datën 16 qershor në vitin 1971, në New York.
Nëse nuk do të vritej 25 vjet më parë, 2Pac sot do të festonte ditëlindjen e tij të 50.
Reperi me muzikën e tij arriti të vetëdijësonte popullin amerikan, në kërkimin e të drejtave të tyre, sidomos për komunitetin e njerëzve me ngjyrë.
Rikujtojmë se, Tupac u vra në vitin 1996, në Las Vegas, në një atentat duke u qëlluar me plumba që i shkaktuan vdekjen.
Theksojmë se, pothuajse në secilin vit kanë qarkulluar konspiracioni të tilla se i ndjeri nuk ka vdekur dhe jeton, mirëpo, asnjëherë nuk janë vërtetuar ato thashetheme./Gazeta Sinjali/