image Sot dhe nesër mbahet Ballkani i Hapur në Ohër, nismës i bashkohet Mali i Zi

Rajon

Sot dhe nesër mbahet Ballkani i Hapur në Ohër, nismës i bashkohet Mali i Zi

news image

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot dhe nesër nisma rajonale, Ballkani i Hapur.

Në këtë nismë, do të marrë pjesë për herë të parë edhe Mali i Zi, pasi disa ditë më parë, kryeministri Dritan Abazoviq konfirmoi pjesëmarrjen e tij.

Tashmë, në këtë nismë do të jenë 4 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur.

Kurti i ka dërguar një letër Kovaçevskit, ku shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/