image Sot derbi Drita – Gjilani, Ballkani i shkon Arbërisë

Futboll

Sot derbi Drita – Gjilani, Ballkani i shkon Arbërisë

news image

Drita dhe Ballkani do të kërkojnë fitore sot në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 24 të Superligës së Kosovës, por nuk do ta kenë aspak të lehtë ta bëjnë këtë.

Rikthimi në kreun e tabelës është synimi i të dy këtyre skuadrave pas fitores së djeshme të Prishtinës ndaj Besës, shkruan Gazeta Sporti në Sinjali.

Në Gjilan zhvillohet derbi lokal Drita – Gjilani. Nuk do të jetë aspak punë e lehtë për Dritën pasi Gjilani në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje, por ka katër barazime.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Ballkani përballet me Arbërinë e cila nuk po kalon nëpër një formë të mirë të rezultateve, por ka ditur të jetë ekip i papërshtatshëm për skuadrën e kreut të tabelës.

Te dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Momentalisht Drita renditet në vendin e dytë më 50 pikë, kurse Ballkani në të tretin me 48 sosh./Gazeta Sporti në Sinjali/