image Sot deputetët pritet të vendosin për pagesat e qytetarëve nga Pakoja Fiskale Emergjente

Politikë

Sot deputetët pritet të vendosin për pagesat e qytetarëve nga Pakoja Fiskale Emergjente

news image

Në orën 14:00 kanë filluar punimet e seancës plenare në Kuvend, ku pritet të votohet buxheti për vitin 2020.

Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2020.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”.

Ai ka shtuar se fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti që pret të miratohet në seancën e sotme.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ekzekutimi i pagesave të Pakos Fiskale Emergjente, vetëm kur të votohet në Kuvend rishikimi i buxhetit./ Gazetea Sinjali/