Sot në Kosovë ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me koronavirus, duke e çuar në 41 numrin e viktimave, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima është 52 vjeçar nga Komuna e Istogut.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komumë, Mujë Osmanaj ka thënë për Gazetën Sinjali se personi në fjalë kishte sëmundje të mushkërive.
“Viktima është dërguar në QKUK para rreth 4-5 ditësh. Ka pasur probleme shëndetësore me mushkëri, bronhit”, ka thënë Osmanaj.
Më tej, ai ka bërë të ditur se sot pritet të dalin rezultatet për COVID-19 të tre familjarëve të 52 vjeçarit të cilët ishin testuar të dielën.
Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë e deri sot në Komunën e Istogut janë shënuar gjithsej 27 raste pozitive me koronavirus, ndërsa sot është shënuar viktima e parë nga ky infeksion./Gazeta Sinjali/