image Sot dalin rezultatet e 69 personave të dyshuar për COVID-19 në Vushtrri

Shëndetësi

Sot dalin rezultatet e 69 personave të dyshuar për COVID-19 në Vushtrri

news image

Sot do të dalin rezultatet e 69 personave të testuar për Covid-19 në Vushtrri. Dje në Vushtrri nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, anipse kjo komunë ka disa ditë që po shënon raste të reja.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri i cili tha se sot janë testuar 69 qytetarë dhe rezultatet priten të dalin gjatë ditës së sotme.

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës së Fitër Bajramit.

Të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim.

Komuna e Vushtrrisë si duket do të jetë vatra e re e përhapjes se infeksionit të Covid-19, ku në mesin e të infektuarve në Vushtrri ka edhe personel shëndetësorë.

Deri tani në Vushtrri janë 61 raste aktive me koronavirus./Gazeta Sinjali/