image Sot dalin para Gjykatës Themelore 2 policët e dyshuar për ryshfet

Kosovë

Arrestimi/ Sot dalin para Gjykatës Themelore 2 policët e dyshuar për ryshfet

news image

Sot do të dalin para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dy policët e arrestuar para dy netësh, Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, nën dyshimin se ishin të përfshirë në ryshfet.

Osmani dhe Menxhiqi do të dalin para trupit gjykues për t’iu caktuar masa e sigurisë.

Deri tani nuk dihet se cila është kërkesa e prokurorisë për masën e sigurisë, mirëpo pritet që të kërkohet një muaj paraburgim.

Dy zyrtarët e Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare dhe morën ryshfet.

Lavdim Osmanit u arrestua në qendër të Prishtinës dhe në momentin e prangosjes atij iu gjetën 1450 euro kesh, të cilat dyshohet se po i merrte si ryshfet.

Ndërkaq, Lutfi Menxhiqi u arrestua pak minuta më pas, dhe në shtëpinë e tij iu gjetën dy kallashnikovë dhe 9 mijë euro.