image Sot dalin pagat në sektorin publik dhe shtesat për disa kategori

Kosovë

Ekonomi/ Sot dalin pagat në sektorin publik dhe shtesat për disa kategori

news image

Sot do të dalin pagat për punëtorët e sektorit publik dhe shtesat për disa kategori.

Këtë e ka bërë të diur zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini, duke shtuar se së bashku me ekzekutimin e pagave do të përfshihet edhe shtesa prej 300 euro për disa kategori që janë përfitues sipas Pakos Emergjente Fiskale.

“Së bashku me pagat do të përfshihet edhe shtesa prej 300 euro e paraparë për të gjithë ata përfitues sipas Pakos Emergjente Fiskale”, tha Shahini.

Nga kjo pako, sigurim shtesë në vlerë prej 300 euro mbi vlerën e pagës do të kenë të gjitha ata punëtorë në terren që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë nga rreziku i infektimit me Coronavirus./Gazeta Sinjali/