image Sot dalin ndihmat sociale për dy muaj

Kosovë

Ekonomi/ Sot dalin ndihmat sociale për dy muaj

news image

Sot do të bëhet transferimi i pagesave për skemat sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë muaj, këto pagesa do të bëhet 10 ditë më herët edhe për muajin e ardhshëm. Njëra nga pagesat do t’u falet përfituesve me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Transferimin e parakohshëm të pagesave për dy muaj e kishte paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, para disa ditësh përmes një video-mesazhi.

“Familjeve që marrin ndihma sociale, të martën do t’ua transferojmë ndihmat sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim. Me këtë pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”, ishte shprehur kryeministri Kurti./Gazeta Sinjali/