Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet sot me fillim nga ora 09:00, raporton Gazeta Sinjali.
Në rend të ditës është vetëm kërkesa e Kurtit për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së qeverisë së re.
Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit./Gazeta Sinjali/