image Sot Bosnja dhe Hercogovina do ta diskutojë njohjen e Kosovës

Rajon

Sot Bosnja dhe Hercogovina do ta diskutojë njohjen e Kosovës

news image

Njohja e Republikës së Kosovës do të diskutohet sot në një seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë

Këtë e kërkoi anëtari i Presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq, i cili kërkoi që njohja e Kosovës të jetë në seancë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është konfirmuar javën e kaluar nga kryetari i Presidencës, Shefik Xhaferoviq, i cili në një prononcim për media njoftoi se kanë mbajtur konsultime në lidhje me kërkesat për këtë seancë të kërkuar nga Komshiq dhe anëtari tjetër i Presidencës, Millorad Dodik.

/Gazeta Sinjali/