Manifestimi qendror për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi filloi në ora 04:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Me këtë rast u përcollën mesazhe paqeje, tolerance, respekti e solidariteti mes njëri-tjetrit.
Namazi i Kurban Bajramit është falur në ora 06:15.
Me rastin e kësaj feste, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje nga ora 9:00-12:00.