image AUV del me thirrje për qytetarët për prerjen e kurbanëve

Kosovë

AUV del me thirrje për qytetarët për prerjen e kurbanëve

news image

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që me rastin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët therjen e Kurbanëve ta bëjnë në thertoret e licencuara/aprovuara nga kjo agjenci.

Në komunikatën e lëshuar thuhet që kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jenë të kontrolluara.

Njoftimi i plotë:

Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi i nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum.

Thertoret posedojnë teknike, sanitare dhe higjienike, posedojnë ambiente, temperatura dhe pajisje adekuate për therje të sigurta. Inkurajojmë të gjithë qe të përdorin mjete adekuate gjatë tregtimit prej fermës, në thertore. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.

Therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit qe shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore. Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave. Si shoqëri, kemi për obligim të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike.

/GazetaSinjali/