image Kurban Bajrami dhe Vidovdani, KFOR: Mirëpresim gjithmonë mesazhet që promovojnë paqe e dialog

Politikë

Kurban Bajrami dhe Vidovdani, KFOR: Mirëpresim gjithmonë mesazhet që promovojnë paqe e dialog

news image

Festa e Kurban Bajramit si dhe Vidovdani këtë vit kanë rastisur të jenë në të njëjtën ditë. KFOR-i në reagimin e tyre për këto dy ngjarje ka thënë që mënyrat se si janë festuar Vidovdani dhe Kurban Bajrami sot shfaqën rëndësinë e feve në bashkekzistencën mes komuniteteve.

Madje, sipas KFOR-it, një gjë e tillë vetëm sa e shpërfaq se sa i rëndësishëm është dialogu që përmban tolerancë dhe respekt reciprok.

“KFOR-i gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun”, thuhet në postimin e KFOR-it.

“Fetë luajnë rol kyç në bashkëekzistencën midis komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot e demonstrojnë rëndësinë e ndjekjes së dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”.

/GazetaSinjali/