Sot janë shëruar 24 persona nga Komuna e Ferizajt, çka numrin e përgjithshëm të personave që mposhtën pandeminë në këtë komunë ka shkuar në 24, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Aliu, me anë të një postimi në Facebook.
“Mjaft kemi dëgjuar lajme negative. Tash kemi lajme të mira. Edhe sonte, zero raste të reja me COVID-19 në Ferizaj e 24 të shëruar që çon në 62 numrin e të shëruarve nga 98 sa janë të infektuar. Megjithatë lajmet pozitive, kujdesin duhet ta kemi parësor! Shërim të shpejt të infektuarve tjerë”, ka shkruar Aliu.
Ndryshe, Komuna e Ferizajt është më e prekura nga koronavirusi në Kosovë me gjithsej 98 raste./GazetaSinjali/