image Sonte zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Basketboll

Sport/ Sonte zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

news image

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nga ora 16:30 në mes të skuadrës së Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, shkruan Gazeta Sinjali.

Teksa ndeshja e dytë që pritet të jetë edhe më interesantja do të zhvillohet nga ora 19:00 mes Rahovecit dhe Pejës.

Fituesit e këtyre sfidave do ndeshen të shtunën në finalen e madhe të Kupës së Kosovës./Gazeta Sinjali/