image Sonte vijnë edhe dy avionë me afganë në Shqipëri

Shqipëri

Sonte vijnë edhe dy avionë me afganë në Shqipëri

news image

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri deklaroi se gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë.

Avioni i parë me 150 persona nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, raporton tvklan.

121 qytetarët e parë afganë mbërritën në Shqipëri në orët e vona të mbrëmjes së shkuar. Ata ndodhen aktualisht të strehuar në qytetin e Durrësit.

/GazetaSinjali/