image Sonte supersfida Prishtina - Ylli

Basketboll

Basketboll/ Sonte supersfida Prishtina – Ylli

news image

Sonte nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së nëntë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore dhe tri humbje, andaj përballja e sotme pritet të jetë shumë interesante. 

Si Prishtina, ashtu edhe Ylli hyjnë në këtë takim pas një forme të mirë të treguar në xhirot e fundit, andaj ndeshja që zhvillohet sonte pritet të dhurojë lojë të bukur për adhuruesit e basketbollit. 

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 23 pikë, duke u renditur në vendin e tretë, përkatësisht të katërt dhe kanë dy pikë më pak se Rahoveci dhe Bashkimi, por këto dy të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë. 

Takimi i sotëm pritet të jetë shumë interesant dhe dramatik deri në fund./ Gazeta Sinjali/